- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

Çfarë ndodh nëse përplasen me njëri-tjetrin dy yje të mëdhenj? Me siguri një shpërthim i fuqishëm dhe shumë gaz e nxehtësi në hapësirë dhe përveç kësaj, edhe një sasi e madhe ari.

Shkencëtarët kanë kapur momentin e përplasjes së dy yjeve 130 milionë vite dritë larg nesh dhe rezultati është një sasi gjigante ari, me një masë totale disa herë më të madhe se masa e Tokës.

Përplasja është kapur nga superdetektorët e vendosur në Uashington dhe Luiziana të Shteteve të Bashkuara nga ai që njihet si Ligo, ose “Laser Interferometer Gravitational-Wave”.

Pikërisht zbulimit të këtyre valëve u shkoi edhe çmimi Nobel për fizikën këtë vit, transmeton tch.

Valët gravitacionale përshkruhen si tërheqje dhe shtrëngime që ndodhin në materialin hapësirë-kohë, kur objekte të mëdha marrin shpejtësi. Deformimi i hapësirës, që rezulton nga shkrirja e dy vrimave të zeza, u diktua fillimisht nga laboratori amerikan “Ligo” dy vite më parë, gjë që shënoi edhe pikën kulmore të një kërkimi shumëdekadësh.

- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here