- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

Imazh i ngjashëm

Gështenjat erdhën … prandaj shikoni se çfarë recetash fantastike mund të bëni me këtë frut i cili përveçse mund t’a shijoni të pjekur ose të zier.
Sot po ju sjellim recetën sesi të bëjmë çokollatë me gështenja.
Përbërësit:
500 gr gështenja të qëruara
200 gr cokollatë e zezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 kokrra kripë e trashë
Lëkura dhe lëngu i një portokalli
1 gotë uji sheqer.Imazh i ngjashëm
Përgatitja: 
I ziejmë gështenjat dhe i bëjmë pure në blender. Ndërkohë në një tas qelqi përziejmë sheqerin me lëngun e portokallit derisa të tretet.
Të gjithë këtë lëng e shtojmë tek masa e gështenjave së bashku me lëkurat e portokallit.
E trazojmë mirë masën gjersa formohet një brum homogjen dhe jo i ujshëm.
Fillojmë e ndajmë brumin në topa të vegjël në madhësinë dhe formën që duam ne dhe i vendosim në frigorifer.
Në një tenxhere me ujë që vlon shkrijmë çokollatën e zezë në zjarr të ngadaltë (banjomari).
Pasi çokollata të ketë shkrirë, shtojmë vajin e ullirit dhe kripën. Nxjerrim topat e gështenjave dhe me një kruajtëse dhëmbësh i zhysim gështenjat në çokollatën e shkrirë që është akoma e nxehtë.
I vendosim përsëri në frigorifer dhe i lemë 3 orë të ftohen.
Imazh i ngjashëmEmri Gështenjë vjen nga gjuha Latine Castanea, vetë ky emer rrjedh nga kastanon Greqi. Ky emër bën referencë në Kastanon, një qytet i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit – gështenjë. Sativus do të thotë “kultivuar” në latinisht. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saje ushqyese të frutave. Ajo zëvendësoi bukën ne momentet e mungesës së saj.Imazh i ngjashëm

Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e vogël. Gështenja u kultivua fillimisht ne Evropën jugore, në Ballkan dhe ne rajonet e afërta. Përdorimi i gjithanshëm i kësaj peme, frutat për ushqim, druri ne ndertimtari, ne zdrukthtari dhe pemë dekorative e bëri atë që të futet në të gjithë Evropën Perëndimore, dhe u kultivua në kontinentet e tjera. Castanea sativa është një pemë e madhe që rritet ne një lartësi prej 25–35 m lartesi dhe me një trungu shpesh deri 4–6 m në diametër, gjethet-heshtake,te dhëmbëzuara janë 16–28 cm të gjatë dhe 5–9 cm të gjerë. Kjo specie është kultivuar gjerësisht për frutin e saje ushqimor dhe të shijëshëm, i cili në momente krizash ekonomike ka zëvëndsuar bukën për popullsinë e trevave ku ajo rritet. Si fillim ne kohen romake ajo u fut në rajonet e veriut, dhe më vonë u kultivua edhe në kopshte e manastir nga murgjet. Sot, mostra të vjetra shekullore mund të gjenden në Britaninë e Madhe dhe të gjithë Evropën qendrore, perëndimore dhe jugore. Ata janë gjerësisht të njohura në Greqi, Austri, Turqi, Portugali, Francë, Hungari, Italia, Sllovenia, Sllovakia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe veçanërisht në Korsikë.Rezultate imazhesh për Gështenja

Gështenja është një specie spontane në Mesdhe. Ajo është gjetur në Afrikën e Veriut Algjeri, Marok, Tunizi, Evropën Jugore, Gadishulli Iberik në Greqi dhe Zvicër, Hungari, Bullgari, Kroaci, Shqipëri dhe gjithashtu në Rumani. Ajo gjithashtu shtrihet në Azinë e Vogël Turqia dhe në rajonin e Kaukazit Armenia, Gjeorgjia, Azerbajxhani. Ajo u prezantua në Britani nga romakët. Ajo është kultivuar edhe në shumë vende. Në Francë, gështenja është gjetur natyrshem në -Pyrenees, Korsika në Ardeche në Alpet Jugore, ne masivin Maures, Orientales, Normandi dhe Brittani. Kjo është e rrallë në veri dhe veri-lindje, por relativisht e bollshme ne veri. Me një milion hektarë, gështenjë është lloji i tretë drusore për nga shkalla e mbulimit të siperfaqes në France. Pyjet e gështenjës aktualisht zënë një sipërfaqe më të madhe se 5000 kilometra katrorë, ose rreth 4 % të sipërfaqes pyjore franceze një zonë ekuivalent me atë në dispozicion të pyjeve italiane, por ku gështenja është rritur kryesisht në menyre natyrale. Filip Miller është studiuesi i pare që u mor me studimin e përgjithshëm të gështenjes, perhapjen e saje, shtrirjen, vlerat ekonomike dhe industriale, vlerat dietike dhe kurative, kërkesat fito-patologjike, si dhe rëndesine dhe perdorimin e drurit te saje ne ekonomi, studim ky qe u krye ne vitin 1756 dhe ne respekt te tije ju vendos sinonimi “Mill” Rezultate imazhesh për Gështenja

Disa vende e quajnë gështenja e ëmbël, në dallim me gështenjën e kalit, pasi ajo ka një shije të hidhur, por shumë kund thirret edhe gështenja e egër, pasi ajo shumohet në mënyrë natyrale. Përgjithësisht vëndet Europiane e thërrasin – Gështenja e butë dhe Gështenja Europiane. Gështenja u fut në Evropë nga Sardët, në Azinë e Vogël. Fryti u quajt atëherë “arrë Sardian”. Ajo ka qenë një ushqim kryesor në Evropën Jugore, Turqi dhe jugperëndim dhe lindje te Azise, për mijëvjeçarë, duke zëvendësuar drithërat, ku do të rritet edhe, në zonat malore mesdhetare. Aleksandri i Madh dhe Romakët kane mbjellë pemë gështenje nëpër Evropë. Ushtria greke ka mbijetuar duke u ushqyer me geshtenja gjate tërheqjes së tyre nga Azia e Vogël. Deri në futjen e patates, komunitete të tëra –vendbanimesh qe kishin mungesa në miell gruri u mbështen te gështenja si burimi kryesore i karbohidrateve. Në disa pjesë të Italisë, gështenja është përdorur si një zëvendësim i bukes dhe patates. Fruti i pemës së gështenjës praktikisht ishte produkti i vetëm i jetesës i malësorëve, ndërsa në një periudhë krize ka ushqyer tërë popullsisë për një vit e gjysmë, si “një zëvendësim i përkohshëm, por me vlera te plota të drithërave”.Imazh i ngjashëm

  • Gështenja Castanea sativa është një specie e rëndësishme e Gadishullit Ballkanik me një rëndësi të madhe ekonomike dhe industriale. Njerzit janë marrë me kultivimin e gështënjës në kohërat e lashta, por një vëmendje të veçantë ja kanë kushtuar në njëqind vjetët e fundit.Rezultate imazhesh për Gështenja
  • Gështenja është një nga ushqimet e para që ka ngrënë njeriu, në kohë të lashta dhe ka edhe dëshmi arkeologjike. Gështenja gjeti përhapje në jug të Evropës dhe të Mesdheut, dhe historianët besojnë se ajo filloi të përhapet nëpër Europë nëpërmjet Greqisë. Dijetarët e renditen gështenjën në mesin e pemëve frutore, por për shkak të vendit ku rritet dhe zhvillohet, si dhe ripërtritja e sajë natyrore është dru pyjore dhe formon masive të tëra pyjore.
  • Gështenja renditet ende në mes llojeve të egra drusore, dhe studimi i tyre trajtohet kryesisht nga ekspertë të pyjeve, me qëllim shfrytëzimin më racional dhe më intensive si dhe rritjes më të shpejtë të drurit të gështenjës. Rëndësia ekonomike do të jetë shumë më e madhe kur gështenja të trajtohet si një pemë fruti dhe jo si një kulturë pylli. Fruti është përdorur në industrinë ushqimore dhe të ëmbëlsirave si një lëndë e parë, pastaj në familje, të ziera dhe të pjekura. Mund të përdoren si ushqim për kafshët. Disa vende mesdhetare kanë përdorur miell gështenje për bukë dhe për shumë lloje të ëmbëlsirave. Druri i gështenjës, me cilësinë e tij nuk qëndron inferiore ndaj lisit. Gështenja është një bimë e rëndësishme mjalti, sepse ai lulëzon më vonë se të të gjitha llojet e pemëve, në fillim të verës, kur mbetet po thuajse i vetmi burim i polenit dhe nektarit.Imazh i ngjashëm
  • Gështenja është përhapur nga Spanja dhe Franca nëpërmjet Italisë, në Gadishullit Ballkanik dhe të Azisë së Vogël në Detin Kaspik. Besohet se atdheun e gështenjës Azia e Vogël, ku ajo në shekullin e pestë para Krishtit ishte transferuar në Evropë, së pari në Greqi, Itali dhe Spanjë. Për zgjerimin e kësaj specie përgjatë rajonit të Mesdheut, si dhe në vendet e Evropës Qendrore (Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, Hungaria dhe të tjerë) kanë kontribuar shumë Romakët. Të dhënat fosile për këtë specie janë gjetur në Spanjë dhe Greqi 9000 vjet më parë, ndërsa me kalimin e shekujve filloj të zgjerojë kufijtë e sajë të shtrirjes edhe në Skandinavi, e cila sugjeron se ndryshimet klimaterike ka lejuar përhapjen e kësaj specie dhe në veri Evropë. Gjatë të njëjtës periudhë, gështenja është gjithashtu e zakonshme në Francë, Itali, ish-Jugosllavi, Austria dhe Hungaria Përveç në Evropë, gështenja është e përhapur dhe në kontinentin e Amerikës së Veriut dhe Azisë, nga e cila ajo ndjek katër lloje komercialisht të rëndësishme : gështenja amerikane, evropiane, japoneze dhe kineze. Ajorritet në pjesët veriore dhe perëndimore të Afrikës, në Azinë e Vogël, në Kaukazin Jugor dhe në Persi. Sot ajo është më e përhapur në Evropë, si pemë e egër e pyjeve të kultivuara.Imazh i ngjashëm
  • Kultura drusore gështenjë është në formën e drurit të rritur deri në përmasa gjigante me origjinë natyrale, e dominuar nga gështenja e ëmbël (Castanea sativa). Ajo është gjetur në lartësinë 300 deri 800 m, nbi nivelin e detit, me tendencë të zgjerimit të këtyre kufijve. Takohet si pemë e veçuar, pranë shtëpiave, pranë arave, livadheve, buzë rrugëve, e shoqëruar me pemë dhe drurë të tjerë pyjor, si dhe në masiv pyjor. Dendësia ndryshon sipas formës së trajtimit dhe qeverisjes, si pyllë apo më rrallë në formë pemishte.

    Evolucioni ka shkaktuar një shtim të numrit të drurëve që janë jashtë rrezes së tyre ekologjike. Kjo specie ka një tendencë të fitojë terren në favor të llojeve drusore që e shoqërojnë në pyllë, si p.sh. dushqet dhe fletore të tjerë duke përfshirë edhe zonat ku speciet u ruajtën nga veprimi i njeriut. Në situatat më të favorshme, gështenjë duket të jetë e qëndrueshme./ Alboz.Co

- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPermirsimi i Kujteses
Artikulli tjetërUlliri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here