- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

Ishte vetëm një fëmijë i vogël, kur nëna i vdiq prej kancerit të gjirit, pavarësisht heqjes së dy gjinjve. Tashmë 18- vjeçari meksikan Julian Rios Cantu, ka bërë një zbulim që do ndryshojë jetën e shumë femrave.

Ai ka krijuar një palë reçipeta të cilat janë në gjendje që të zbulojnë simptomat e këtij lloj tumori.

Gjeniu i ri i teknologjisë, pas humbjes së betejës nga nëna e tij, vendosi që të ndihmojë të gjithë femrat, duke krijuar reçipetat e pajisura me 200 sensorë të veçantë, të cilët sinjalizojnë sëmundjen.

Këto reçipeta janë ende në fazë eksperimentale, por e kanë tashmë një emër: Eva.

Një aplikacion për smartphone do të përpunojë të dhënat që përcillen nga reçipetat, në rast të ndryshimeve të ndjeshme. Në bazë të sinjalizimit që do jepet në telefon, do të duhet të bëhet një vizitë mjekësore më specifike.

Këtyre reçipetave i mjaftojnë që të vishen 60 deri në 90 minuta në javë, për të verifikuar praninë ose jo të kambanave të alarmit, shkruan noa.al.

Julian themeloi Higia Tecnhologies, duke bërë që gjatë javës së kaluar të marrë një vlerësim simbolik në Frankfurt të Gjermanisë.

Për të realizuar projektin e tij duhen fonde, ndërsa i riu thotë se, “Nuk dua që njerëz të tjerë të kalojnë atë që kalova unë me time më”. Julian ishte vetëm 13 vjeç kur e ëma u nda nga jeta.

- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here