- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

 

Image result for librezat license

Klikoni ketu per ta shkarkuar ne formatin PDF

Njoftimi_per__VAP_Tetor__2017__

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datë 18-19-20 Shtator 2017, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Tetor 2017. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme :

1.    Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike.

2.    Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
3.    Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
4.    Librezën e Praktikës.

Për datat e realizimit të VAP do të jenë nga data 16-20 Tetor 2017, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (dmth direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

Gjithashtu në datë  21-22-25 Shtator 2017 bëhen edhe konfirmimet e pjesëmarrjes për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm :

1.    Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon.
2.    Fotokopje e diplomës dhe listës së notave.
3.    Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.

Iu urojmë suksese
UISH  / Alboz.co

- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here