- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

Themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, arriti për kohë të shkurtër të jetë personi më i pasur në botë.

E gjithë kjo pasi të enjten (27,07,2017) aksionet e kompanisë vlera  dje arriten shifrat në 91.4 miliardë dollarë.

Për një moment u mendua se do t’i vjen fundi dominimit të Bill Gates, themeluesit dhe pronarit të Microsoft.

Por, ndërkohë që aksionet e Amazon ranë përsëri, Gates rifitoi vendin e parë në saje të pasurisë që kap vlerën prej 91 miliardë dollarë.

Bezos, 53 vjeç, zotëron rreth 17% të aksioneve në Amazon, por gjithashtu ka interesa në disa biznese të tjera.

Kohët e fundit, stoqet e teknologjisë kanë një rritje të madhe në vlerën e sipërmarrësve, ku themeluesi i Facebookut, Mark Zuckberberg, 33 vjeç, është në pozitën e pestë të listës së Forbes.

Personi i fundit që kryesoi listën ishte Amancio Ortega, themeluesi dhe pronari i “Zara Inditex”. Ai ishte njeriu më i pasur në botë për dy ditë në muajin shtatorin të vitit të kaluar.

/Alboz.co

- Reklama - Reklamoni Tek Ne -
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here