Shikoje Boten Plot Informacion !

Teknologjia nuk njeh limit!

0 3

Kompania koreano-jugore LG Display ka prodhuar një televizor 65 inç, i cili ka një ekran të hollë dhe elastik, që mund të mbështillet si një gazetë.

LG fillimisht krijoi një prototip të ngjashëm disa vjet më parë por tani arriti t’a kthente në realitet një televizor të tillë .

In-Byung Kang, zëvendëspresident i teknologjisë të LG Display, tha për “The Mirror” se krijimi i këtij televizori me një ekran OLED, që ka 7680 × 4320 piksele është teknologjia më e fundit që ka arritur të sjellë kjo kompani.

- Advertisement -

Ekrani i ngjan një posteri të madh që mund të rrotullohet dhe të përthyhet .

Kompania u shpreh se ende nuk është vendosur një çmim për këtë televizor por besohet që do të jetë i lartë dhe gjithashtu shitjet e tij priten të thyejnë rekorde .

Televizori u shfaq në Shoë Consumer Electronics që po zhvillohet këtë javë në Las Vegas.

Klan Plus

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

Lini një përgjigje

Emaili juaj nuk do te publikohet.