BebjaFemra

A është shpimi i vëshëve i sigurtë për vajzën tonë?

Disa prindër i shpojnë veshët foshnjave të posalindura, gjë për të cilën nuk ekziston kurfarë frike nga ana mjekësore . Megjithatë, vetë procedura bartë një rrezik të caktuar.

Disa prindër i shpojnë veshët foshnjave të posalindura, gjë për të cilën nuk ekziston kurfarë frike nga ana mjekësore . Megjithatë, vetë procedura bartë një rrezik të caktuar.

Për shembull, pistoleta me të cilën shpohen veshët nuk mund të sterilizohet, që nënkupton mundësinë e infektimit me hepatit apo me ndonjë virus tjetër. Nëse dëshironi që foshnjes ti shponi veshët, mënyra më e mirë është që ta lusni pediatrin të ju bëjë këtë me anë të gjilpërës.

Shpimi veshëve zakonisht bëhet pa kurfarë anestezioni, sepse vet shpimi dhemb më pak se sa injeksioni (me anestezion). Nëse dëshironi mund ti jepni foshnjes një sasi të vogël acetaminofeni apo ibuprofeni para procedurës.

Mos harroni që foshnjes do ti prekni veshët dhe plagën tërë kohën, ashtu që mund të shkaktoni shumë lehtë ndonjë infeksion. Që ta parandaloni këtë, zonën rreth plagës pastroni me alkohol apo hidrogjen disa herë në ditë ( aq sa ju ka udhëzuar mjeku).

Keni kujdes në të skuqurat apo ndryshimet e ndryshme rreth zonës së plagës të mos shkaktohet ndonjë infeksion.

Gjithashtu, është e mundur që foshnja të pësojë ndonjë reaksion alergjik në metal pasi ti vendosni vathët në vesh. Nëse lajmërohet ndonjë ndezje rreth plagës, hiqini vathët menjëherë.

Që ti shmangeni kësaj, kujdesuni që pjesët e vathëve që prekin lëkurën të jenë nga çeliku Inox apo ari 14 karatësh. Nëse ndezja nuk largohet, atëherë fëmiu nuk mund ti bartë vathët.

 

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close