Java e 32 e Serisë A mund të quhet fare mirë java e portierëve. Kjo për faktin se në 10 ndeshjet e luajtura këtë fundjavë në kampionatin italian u shënuan vetëm 13 gola që barazon rekordin negativ të tij të regjistruar në sezonin 2010-2011.

Nga këto 13 gola, 4 u shënuan në barazimin 2-2 mes Sassuolos e Beneventos, 3 në sfidën Juventus-Sampdoria e fituar 3-0 nga torinezët, 2 në fitoren e Bolognas ndaj Veronës, 3 në sfidën mes Cagliarit dhe Udineses e mbyllur 2-1 për skuadrën sarde dhe 1 në ndeshjen mes Genoas e Crotones.

Por jo vetëm kaq, ajo që të bie në sy është se në 5 nga 10 sfidat e kësaj jave përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0. Kjo seri barazimesh pa gola nisi me sfidat e së shtunës, Atalanta-Inter e Chievo-Torino për të vijuar me ato të ditës së diel; Fiorentina-SPAL, Milan-Napoli dhe derbi Lazio-Roma.

Ky fakt hyn në historinë e futbollit italian për faktin për herë të parë që kur ka filluar aplikimi i 3 pikëve për fitore regjistrohen 5 ndeshje ku nuk shënohet asnjë gol.

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here