Sport

Chelsea “blindon” Willian, bën gati kontratën e re për yllin brazilian

Chelsea është gati për të blinduar një nga yjet e skuadrës në sezonin e ri. Willian ka vendosur t’i rinovojë edhe me dy vite kontratë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, mesfushori do të shtyjë edhe me dy vite të tjera kontratën që i skadon në vitin 2020, duke e rinovuar atë deri në vitin 2022.

Braziliani do të përfitojë edhe një rrogë më të lartë nga ajo aktuale, 120 mijë stërlina në javë, e cila mund të shkojë deri në 200 mijë stërlina, ndërkohë që ka 5 sezone që luan në Londër me skuadrën e Chelsea. Gjatë merkatos së verës, ekipet e Manchester United dhe Barcelonës tentuan të rrëmbejnë lojtarin brazilian, por nuk ia dolën dot mbanë.

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close