Take a fresh look at your lifestyle.

Denoncoi zhdukjen e shokut, por policia zbulon detajin e rëndë dhe arreston të riun

0 17

Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë, i dyshuar si autori i zhdukjes së shokut të tij bashkëmoshatar.

I arrestuari është Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan. Sipas policisë, Fadili ka denoncuar më 29 Prill të këtij viti, zhdukjen e shokut të tij, Fatjon Fejzillari 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan.

Por nga hetimet e kryera nga autoritetet e rendit me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara , është arritur të zbulohet se autori i zhdukjes së 30 vjeçarit Fatjon Fejzillari, është pikërisht Aleksandër Fadili.

Për këtë arsye, ai është arrestuar këtë të mërkurë në Kurbin, dhe do të merret në pyetje.

Në të njëjtën kohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve  të ngjarjes.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen”.

The post Denoncoi zhdukjen e shokut, por policia zbulon detajin e rëndë dhe arreston të riun appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi : www.alboz.co

Loading...