Roma dhe Lacio nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në derbin e kryeqytetit italian. Skuadra e Di Françeskos ishte më e rrezikshme në pjesën e parë. Braziliani Bruno Peres krijoi shansin më të rrezikshëm,  por goditja e tij përfundoi në shtyllë, ndërkohë që portieri Strakosha në një moment për pak sa nuk i dha shansin Xhekos që të realizonte.

Me kalimin e minutave Lacio fiton më shumë terren, ndërkohë që verdhekuqtë duken më të lodhur. Shanset më të mira ekipi i Inzagit i ka në fundin e pjesës së parë me Parolon, dhe në fillimin e pjesës së dytë, teksa Imobile, Luis Alberto dhe Marusiç ju afruan shumë golit të avantazhit.

Lacio i luajti 10 minutat e fundit me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Radu. Në minutën e parë të shtesës, Strakosha bën një pritje fantastike ndaj Xhekos, ndërkohë që disa sekonda më pas boshnjaku e mposhtë, por jo traversën. Të dyja ekipet ngjiten në kuotën e 61 pikëve, një më shumë se Interi. /Koha Jonë/

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here