BebjaBukuri Dhe KujdesDashuri Dhe SeksFamiljaFemraKarrieraModë

Diabeti dhe çrregullimet seksuale tek femrat

Midis të tjerave, disfunksioni seksual që është shumë i shprehur, ndodh edhe tek femrat. Femrat diabetike kanë atë që ne e konsiderojmë si një nga problemet kryesore tek femrat që është anorgazmia, pra mosarritja e orgazmës. Këta pacientë kanë ulje të libidos/ ulje të dëshirës seksuale, dhe kryesisht mos arritje të orgazmës. Më pak e shprehur është edhe ajo që quhet dispareunia, pra dhimbjet gjatë aktit seksual që ndodhin edhe për shkaqe të tjera. Mjekimi tek femrat është paksa i vështirë. Ejakulacioni Një problem tjetër që hasim tek pacientët me diabet është dhe ejakulacioni. Çfarë ndodh?! Derdhja e lëngut spermatik ka një mekanizëm.

Në momentin e ejakulacionit, shtrydhet prostata dhe vezikula stimunale dhe lëngu spermatik nëpërmjet uretrës kalon del jashtë. Në këtë rast një sfinter ka prekur kanalet e vezikës urinare dhe ka bërë që sperma të eci përpara, ky sfinkter dobësohet dhe në raste të tilla themi që lëngu spermatik në vend që të dali jashtë, kthehet dhe depozitohet në vezikën urinare. Kur kemi raste të tilla në i themi pacientit të bëjë një analizë urine pas orgazmës dhe kurë konstatojmë spermatozoide në lëngun e urinës atëherë i vëmë diagnozën.

Këta persona janë kryesisht të sëmurë me diabet tip 1, pra me diabet që kurohet me insulinë, janë mosha të reja, nuk përkthehen thjeshtë në aktivitet seksual, por kanë një problem pasi kur martohen nuk kanë mundësi të lindin fëmijë për shkak se e kanë të pamundur të derdhin lëngun spermatik në vaginë. Për rastin konkret, për fat të mirë ne i mjekojmë dhe kemi pasur rezultate të mira për sa i përket rivendosje së mekanizmit dhe të derdhjes së spermës në normalitet.

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close