StilTrend

Eleni Foureira: Shqipëria nuk më dha 12 pikë për këtë arsye

Eleni Foureira: Shqipëria nuk më dha 12 pikë për këtë arsye

 

Këngëtarja Eleni Foureira ka mbërritur sot në Athinë pas përfundimit të garës në Eurovizion, ku u rëndit e dyta me këngën e saj ‘Fuego’.

Eleni ka folur për herë të parë për eksperiencën  saj në këtë kompeticion, ku ka treguar se edhe pse u mërzit pasi ishte shumë afër fitores, ajo prapë është shumë krenare për  veten e saj dhe për Qipron që arritën të ishin ballë përball me një shtet të fuqishëm si Izraeli.

Mirëpo në mediat greke u përfol shumë se arsyeja që Qipro nuk arriti të fitonte ishte sepse Shqipëria i dha 12 pikë Italisë dhe jo Elenit.

Ajo  është pyetur nga gazetarët se si është ndjerë kur Shqipëria nuk i dha 12 pikë por 10 dhe përgjigja e saj i ka habitur të gjithë.

“Me dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash me këtë? Me dhanë 10 pikë, ishim tre shqiptar pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë, njëri do merrte 12 tjetri 10, vetëm për arsye patriotike dhe unë i falenderojë nga zemra shqiptarët sepse kur pash 10 pikët u gëzova jashtëzakonisht shumë”, është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare.

l.h/ dita

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close