StilTrend

Facebook fshin 583 milionë llogari të rreme

Facebook fshin 583 milionë llogari të rreme

 

Në tremujorin e parë të 2018, rrjeti social Facebook ka fshirë 583 milionë profile false dhe 837 milionë përmbajtje spam.

Në të njëjtën periudhë është bërë e mundur të zhduken nga rrjeti 1.9 milionë mesazhe të lidhura me propagandën terroriste të ISIS dhe grupeve të tjera të lidhura me të. Këto janë të dhënat që dalin në pah nga Raporti i parë mbi aplikimin e standarteve në rrjetin social.

Gjithashtu Facebook ka pezulluar rreth 200 aplikacione mbi platformën e tij në kuadër të hetimit mbi kontrollin e të dhënave nga përdoruesit. Nëse ekspertët pas kontrolleve të imtësishme do të dalin në konkluzionin se këto aplikacione kanë ndërhyrë vërtet në të dhënat personale, atëherë Facebook do t’i bllokojë përfundimisht.

Rritja e kontrolleve në rrjetin social mbarë botëror kanë nisur pas skandalit me kompaninë Cambridge Analityca që kishte përdorur të dhënat personale për qëllime elektorale për të ndikuar votimet, kryesisht në Britaninë e Madhe.

l.h/ dita

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Kontrolloni gjithashtu

Close
Close