Take a fresh look at your lifestyle.

Firmino pushime të nxehta me super të dashurën para finales së Championsit (FOTO LAJM)

0 39

Roberto Firmino është duke shijuar disa ditë pushim para finales së Ligës së Kampionëve, me bashkëshorten e tij Larisa Pereira. Ylli i Liverpulit ka marrë një jaht privat në ishujt Balearik.

Futbollisti brazilian ka marrë leje nga trajneri Jurgen Klop për të qenë në humor sa më të mirë para finales së madhe të 26 majit ndaj Realit. Sa i përket partneres së tij, ajo i ka mahnitur të gjithë me format e saj perfekte me fotot që janë kapur nga paparacët e mediave prestigjioze britanike, teksa nuk kanë munguar dhe puthjet e zjarrta.

Larisa ka misionin për ta çuar në formën sa më të mirë të mundshme brazilianin, i cili mund të jetë një nga protagonistët e finales së madhe të Kievit. /Koha Jonë/

 

Burimi : www.alboz.co

Loading...