Kinezët kanë bërë që Bentley Bentayga të duket veturë e lirë para këtij Fordi të modifikuar.

SUV-të më të shtrenjta në treg si Bentley Bentayga deri tek Rezvani Tank i blinduar kushtojnë rreth 200,000 dollarë amerikan, por ky Ford i modifikuar i quajtur Karlmann King i bënë këtë dy të fundit të duken vetura të lira, transmeton Express. Karlmann King vjen me çmim prej 2 milion dollarë që e bënë atë zyrtarisht SUV-në më të shtrenjtë në botë.

Por ky çmim prej 2 milion dollarë është vetëm për modelin bazik, ndërsa modeli me të gjitha opsionet kushton hiç më pak se 3.8 milion dollarë.

Karlmann King është dizajnuar nga kompani kineze IAT dhe është i bazuar në Ford F-550 i cili vjen me motor 6.8-litër V10 me 400 kf.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here