Take a fresh look at your lifestyle.

Lista e Kombëtares, zbulohet ftesa e Panuçit për yllin e Luftëtarit

0 22

Shqipëria do të luajë dy miqësoret e radhës, teksa trajneri Kristian Panuçi kërkon që të provojë sa më shumë futbollistë. Lista e tij ende nuk është zbuluar, por emri i parë është mësuar edhe zyrtarisht. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn. Vetë klubi i Luftëtarit ka publikuar ftesën e bërë nga FSHF për ndeshjet që kuqezinjtë zhvillojnë me Kosovën dhe Ukrainën në Zvicër. Sulmuesi anësor, u ftua për herë të parë në miqësoren kundër Norvegjisë, por nuk pati mundësinë të luante.

Me shumë mundësi këtë herë ai do të ketë hapësira dhe të gjithë do mund të shohin në ndeshje të një tjetër niveli nga Superiorja, ku ai ka shkëlqyer me fanellën e Luftëtarit. Gjithashtu edhe për Sindrit Gurin pritet të ketë një ftesë, gjë që e kaq pohuar vetë tekniku italian i kombëtares.

Abazaj sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës belge të Anderlecht dhe tashmë për të nis një sfidë e vërtetë në karrierë, pasi i duhet të tregojë se sa vlen edhe në Evropë. Klubi belg pagoi 750 mijë euro te Skënderbeu për kartonin e tij, pasi e kishte ndjekur me kujdes edhe në ndeshjet me Shqipërinë U21.

Burimi : www.alboz.co

Loading...