Në Milano shumë vetë shkojnë në restorantin e njohur “In Galera”, ku të burgosurit punojnë me kuzhinierët.

Mes tyre është edhe Elsoni, një shqiptar i cili ka gjetur “lirinë” brena hekurave të burgut. Shumica e dyerve janë të hapura dhe prej 2 vitesh Elsoni po shijon hapësirën e tij të lirisë brenda burgut.

Të punësuarit në këtë restorant marrin 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro. Elsoni ka treguar në reportazhin e Deutsche Welle se i mungon vetëm familja.

Por me punën që kryhen, ndihet i dobishëm, se po bën diçka për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij.

Gjithashtu menaxherja e këtij restoranti i cili pëlqehet shumë për nismën e tij tregon:”Duam t’i themi shoqërisë atje jashtë se këtë herë do vini te ne, në burg. Rehatohuni dhe shikoni vetë sa njerëzisht veprohet këtu e çfarë jemi në gjendje të ofrojmë.”

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here