Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gratë e moshuara që konsumojnë shumë perime janë më pak të rrezikuara që të zhvillojnë probleme me arteriet, sugjeron një studim i ri nga shkencëtarët australianë. Perimet më të mira që mbrojnë arteriet janë sidomos ato të familjes së lakrës, si brokoli, lakra, lulelakra dhe lakra e Brukselit.

Këto perime me erë pak të fortë parandalojnë gjithashtu ngurtësimin e arterieve të vendosura në qafë.

“Këto rezultate përforcojnë rëndësinë e përdorimit të perimeve për të ulur rrezikun e arterosklerozës (ngurtësim i arterieve), atakun në zemër dhe goditjen në tru”, thotë drejtuesja e studimit, prof. Lauren Blekkenhorst, hulumtuese e asociuar në Shkollën Mjekësore dhe Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Australisë Perëndimore.

Gjithsesi ajo thekson se studimi nuk vërteton se mungesa e perimeve shkakton dobësim të arterieve. Perimet janë të mira sepse kanë në përmbajtje të lartë fibra, prandaj ndiheni të ngopur edhe pa marrë shumë kalori.

“Ato janë të pasura gjithashtu me vitamina, minerale dhe fitokimikate, që mund të ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ). Inflamacioni kronik është një nga shkaqet e sëmundjeve të lidhura me moshën, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here