Përbërësit:
1 lt qumësht bajamesh
5 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle niseshte
3 fije xhelatinë (e ngrirë)
reçel (sipas dëshirës).

Përgatitja:
Shtoni në një tenxhere qumështin, sheqerin dhe niseshtenë dhe trazojeni mirë deri sa të shkrihet sheqeri.

Kur fillon të ziejë shtoni dhe xhelatinën. Nëse përdorni xhelatinën të ngrirë, duhet ta vini në ujë për 10 minuta 3 fije që të zbuten, më pas shtrydhini mirë fletët dhe i shtoni tek qumështi.

Lëreni të ziejë për 3-4 minuta, më pas fikni zjarrin dhe qumështin lëreni të pushojë për 5 minuta.

Më pas, lyeni një tepsi për puding, me pak vaj, hidhni qumështin brenda dhe lëreni. Në një tenxhere të vogël hidhni 5 lugë ujë dhe reçelin dhe ngroheni deri sa të mos ketë më kokrra.

Nxirreni pudingun nga tepsia për puding, vendoseni në një pjatë dhe sipër i hidhni reçelin qe keni zgjedhur.

 

Ju befte mir!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here