Take a fresh look at your lifestyle.

Pulë të mbushur me oriz

0 17

Përbërësit:
– 1 pulë me peshë afro 1 e ½ kg
– 1 filxhan çaji oriz
– 100 gr gjalpë
– 1 qepë
– 1 lugë mustardë
– kripë
– piper
– vegetë
– rozmarinë të freskët ose të tharë.

Pergatitja:
Për të gatuar pulë të mbushur me oriz veprojmë në këtë mënyrë: Pastrojmë pulën, e fshijmë dhe e lyejmë nga të gjitha anët me mustardë. I hedhim kripë, piper, vegetë dhe rozmarinë. Ndërkohë, ziejmë orizin për 10 min në ujë me kripë. Skuqim qepën e grirë imët me pak gjalpë derisa të zbutet. Hedhim orizin e kulluar, e skuqim pak me qepën, hedhim pak kripë e vegetë dhe me këtë masë orizi, mbushim pulën. E vendosim në tavën ku do të piqet, mbi të hedhim pjesën e mbetur të gjalpit të nxehur mirë, por jo të djegur dhe gjysëm gote ujë. Pulën e mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrë të nxehtë në temperaturë 200°C për t’u pjekur për 1 orë. E zbulojmë nga letra e aluminit dhe e lagim me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. E lëmë akoma të piqet edhe për 30 min, derisa të skuqet mirë. E shërbejmë me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.

Ju befte mir!

Burimi : www.alboz.co

Loading...