Real Madrid ka marrë suksesin e radhës në La Liga, teksa viktima e radhës është Malaga në shifrat 2-1.

Ronaldo, Kroos, Bale dhe Modric u lanë pushim nga trajneri Zidane, ndërsa Karim Benzema është rikthyer në formacion bashkë me Lukas Vazkuez dhe Asensio.

Goli i parë erdhi nga ish-lojtari i Malaga, Isco. Mesfushori spanjoll ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Pas pushimit ishte Kasemiro ai që dyfishoi rezultatin pas një aksioni të bukur të Real. Në fund ka ardhur edhe goli i ngushëllimit për miqtë nga Rolan.

Reali ngjitet në vendin e tretë me 67 pikë, 2 më shumë se Valencia. /Koha Jonë/

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here