Take a fresh look at your lifestyle.

Sarme me gjethe rrushi ose lakra turshi

0 19

Përbërësit:
Fleta nga lakrat turshi ose gjethe rrushi (preferohet që gjethet e rrushit të jenë më të holla)
1 kg mish të bluar
2 qepë
1 gotë oriz
Vaj
Kripë
piper të kuq
piper të zi
Erëza të tjera sipas dëshirës.

Pergatitja:
Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë:
Në një tigan fërgojmë mishin e bluar bashkë me qepën. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe erëza tjera sipas dëshirës. Në këtë masë mund të shtojmë edhe copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veçantë sarmave. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi ose me gjethe rrushi. Mbështjellja të bëhet me kujdes, sa më të vogla mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen. Sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmave shtojmë një gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 orë që të mos prishet forma. Sarmat e ziera janë gati për shërbim megjithatë ato mund të vendosen në një tepsi dhe t’i fusim në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe rreshken më mirë. Kjo varet nga shija juaj. Më parë sarmat shërbeheshin me bukë misri dhe turshi. Sarmat shërbehen edhe me kos të ftohtë.

Ju befte mir!

Burimi : www.alboz.co

Loading...