Take a fresh look at your lifestyle.

“Shqiptarët më kërcënuan”, fituesja e Eurovision nuk ndalet, hedh kunja edhe për Elenin

0 21

Fituesja e Eurovision 2018, Netta Barzilai, u komentua shumë në mediat shqiptare për shkak të deklaratës së bujshme që bëri për vendin tonë. Sipas saj, ajo kishte marrë mesazhe kërcënuese për jetën nga vende të ndryshme të Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria.

Ajo rrëfeu se kishte një përvojë jo të bukur nga Ballkani dhe ishte përpjekur që këto kërcënime ti shmangte, pasi misioni i saj i vetëm ishte të ishte ambasadore e muzikës së Izraelit, vendit të saj.

Por ajo nuk është ndalur me kaq. Në një konferencë së fundmi, Netta foli edhe për Elenin, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovision.

“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time.”- ka treguar ajo, duke lënë të kuptohet që sipas saj, performanca e Elenit ishte fallso.

 

Burimi : www.alboz.co

Loading...