Pas Elhaida Danit, një tjetër shqiptare ka konkuruar në “The Vioce of Italy”. Deborah Xhako quhet shqiptarja, e cila u prezantua me këngën ‘River’, ndërsa juria e ka vlerësuar shumë zërin e saj.

E kështu Deborah është një tjetër vajzë shqiptare që na bën të ndihemi krenar. Pas suksesit të Ermal Metës, emrat e shqiptarëve që vazhdojnë të triumfojnë në Itali, po shtohen dita ditës.

Deborah tingëllon emër i huaj, por kur Albano Carrisi e pyeti për mbiemrin, u zbulua edhe origjina e saj shqiptare, që ajo e respektoi duke falënderuar në shqip: “Faleminderit shumë”, tha Deborah.

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here