EkonomiLajme

Siguracionet, ja kategoritë e reja që e kanë me detyrim

Ornela Manjani – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të zgjerojë listën e sigurimeve të detyrueshme me ligj. Përveç automjetit, në të ardhmen duhet të presin siguracion të gjitha firmat private për aksidentet në punë, institucionet që kanë përgjegjësi publike, njësitë e shërbimeve, si bar-restora-nte dhe hotele, ndërtuesit duhet të sigurojnë përgjegjë-sinë ligjore, profesionet e lira përgjegjësinë ndaj klientit dhe studentët e nxënësit, aksidentet dhe shëndetin.

Shtrirja e kësaj liste mendohet të bëhet hap pas hapi në vitet 2018-2022 dhe bën pjesë në strategjinë e sapomiratuar nga bordi drejtues. Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Ervin Koçi, në fjalën e mbajtur me rastin e prezantimit të këtij dokumenti bëri një përmbledhje të punës së AMF si dhe prioritetet në vazhdim. “Ne duhet të pranojmë realitetin që kemi me tregje të pazhvilluara dhe kulturë të ulët të publikut mbi këto tregje. Sot kemi klimën e nevojshme që të arrijmë synimet dhe projektet tona. Investitorët në këto tregje janë entuziastë për zhvillimin dhe publiku pret edhe më shumë nga të gjithë aktorët. Mbrojtja e konsumatorit dhe rritja e besimit të tij në tregjet nën mbikëqyrje është pjesë e strategjisë sonë 5-vjeçare”, u shpreh Koçi.

Sipas tij, zbatimi i strategjisë pritet që të japë efektet e veta pozitive dhe të transformojë tërësisht këto tregje. Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, vuri theksin tek rëndësia që kanë dokumentet e politikave dhe harmonizimi i masave. Sipas saj, tregu jobankar ende mbetet i pazhvilluar kur në fakt ai është një treg konkurrent i bankave dhe ka potencial që mund të shfrytëzohet. Në këtë kontekst, ajo solli në vëmendje fondet e pensioneve që mund të kenë rritje më të madhe dhe të bëhen konkurrentë të vërtetë të bankave. “Hartimi i strategjisë është i rëndësishëm, pasi gjatë këtij procesi çdo palë kupton cilat janë ndryshimet, tendencat dhe instrumentet si dhe pajis çdo individ me vizion dhe qëllim. Në zbatim të kësaj strategjie tregjet transformohen dhe zhvillohen”, tha zv.guverantorja.

Nga ana tjetër, kryetari i Bordit të AMF, Pajtim Melani u shpreh se në hartimin e strategjisë 2018-2022, Banka e Shqipërisë ka qenë një partner i rëndësishëm për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Ai theksoi se tregu që kërkon më shumë vëmendje është tregu i pensioneve private, ndërkohë që vlerësoi se një hap i rëndësishëm i hedhur së fundmi ishte ai i hapjes së bursës. Strategjia po ashtu propozon edhe bashkëpunimin e Autoritetit të Mbikë-qyrjes Financiare me qeverinë për të ulur në 3% taksën e primit, nga 10% që është sot, ose për ta hequr atë nga tatimi i kompanive të sigurimit. Kjo masë do të ulte edhe çmimin për produktet që shoqëritë në këtë treg ofrojnë për klientët.

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Kontrolloni gjithashtu

Close
Close