Supa

Supe me Mish Viqi

Perberesit:
1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë
2 karota të prera në feta
2-3 degë selino të prera trashë
5 lugë salcë domatesh
1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera)
3 lugë vaj ulliri
kripë e piper.

Pergatitja:
1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.
2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.
3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.
4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Kontrolloni gjithashtu

Close
Close