Sport

“Thumbon” Morati: Juventus respektohet nga të gjithë, edhe nga arbitrat

Do mbetet ende për çdo tifoz zikaltër, për një kohë shumë të gjatë, presidenti “i vërtetë”. Nuk mund të ishte ndryshe, pasi ngjiti Interin e tij në çatinë e botës, deri te “Tripleta” historike, duke u bërë skuadra e parë (dhe e vetme) italiane që e arrin. Trofe dhe jo vetëm, gjithmonë një lidhje shumë të fortë. Inter e “Saras” (fondacion ku mori presidencën pasi i vëllai ndërroi jetë), dy pasione të familjes Morati.

Ish-presidenti interist ka folur ditën e djeshme për “L’Economia”: “Kam një punë emocionuese, jam ndeshur me shumë persona interesantë. Babai im kishte të njëjtin pasion për futbollin dhe biznesin. Interi mbetet, për familjen time, një pjesë e zemrës”.

RIVALËT E PËRJETSHËM –
 Dhe, me rastin e fitores së titullit kampion nga Juventusi, ka shtuar: “Është skuadra italiane më e fortë dhe e kompletuar, vazhdimësia në klub ka bërë të krijojë baza të forta”. Fillimisht lëvdatat, e më pas një “pickim”: “Duke mos pasur më përfaqësuesen, në këtë moment përfaqëson futbollin italian dhe si pasojë ka respektin dhe simpatinë e të gjithëve: edhe arbitrave…”. Një koment, në fund, për “Suning”: Është një grup serioz dhe i fortë nga pikëpamja ekonominë. Duhet pasur durim, në fund do shihni rezultatet”.

Burimi : www.alboz.co

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close