Ka një listë të tërë ushqimesh që kontribuojnë për një vaginë të shëndetshme. Kjo mund të tingëllojë joreale, por gjithnjë e më shumë ekspertët tregojnë lidhjen e pabesueshme mes dietave tona dhe vaginës.

E rëndësishme është të mbani  një nivel të ekuilibruar të pehashit. Kur kjo është në rregull, ju me siguri keni një shkarkim të mirë, e cila natyrisht pastron të gjitha toksinat që nuk duhet të qëndrojnë në trup. Një nivel i ekuilibruar i pehashit gjithashtu nënkupton se mjedisi vaginal është pak acid, i cili kontribuon në bakteret e shëndetshme që i ndjekin infeksionet.

Mos u shqetësoni megjithatë, ju nuk keni nevojë që vazhdimisht të kontrolloni nivelet e pehashit për të ditur nëse jeni duke bërë zgjedhjen e duhur të jetesës.  Duhet të hani ushqimet e duhura dhe të pastroheni në mënyrë të rregullt, duke shmangur larësit me aromë.

Kos

Kos i papërpunuar, natyral, është diçka që duhet të jetë pjesë e dietës tuaj të përditshme. Është plot me kultura të gjalla dhe aktive, të cilat janë probiotikë që do të mbajnë nivelet e pehashit në vaginë në nivelet e duhura. Vetëm sigurohuni që të shikoni etiketën para përdorimit.

Lëng boronice

Lëngu i boronicës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm, kjo për shkak se është i mbushur me përbërës acidesh që luftojnë bakteret e këqija, të cilat janë përgjegjëse për infeksionet. Por  nuk duhet të prisni të shfaqet infeksioni që të filloni t’i përdorni. Sigurohuni që të merrni opsionin natyral, pa sheqerin e shtuar të rafinuar.

Patatet e ëmbla

Ato  janë të pasura me vitaminën A, e cila rrit prodhimin e hormoneve  që na sigurojnë energjinë që na nevojitet gjatë ditës. Përveç kësaj, patatet e ëmbla thuhet se forcojnë muret vaginale dhe të mitrës.

Soja

Pak e keni kuptuar, por soja duket se mund të veprojë si një lubrifikant vaginal natyral, sepse ka doza të ulëta të estrogjenit që trupi juaj mund të ketë nevojë për të prodhuar lagështi. Si gjithmonë, duhet të tregoni kujdes dhe të konsumoni vetëm versionet natyrale të saj.

Perimet e gjelbra

Perimet e gjelbra, si  spinaqi, brokoli, kanë të gjitha llojet e mineraleve dhe vitaminave që përmirësojnë qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Ato gjithashtu pastrojnë gjakun tuaj, duke e bërë ciklin tuaj menstrual me pak të dhimbshëm. Ekspertët  rekomandojnë që të konsumohen sa më shpesh që të jetë e mundur,mundësisht të freskëta.

Burimi: JoTabu.al

/Copyrights: WWW.ALBOZ.CO™®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here