Take a fresh look at your lifestyle.

Video: Shihni si kanë ndryshuar këto fruta dhe perime në 7000 vjet

0 21

Video: Shihni si kanë ndryshuar këto fruta dhe perime në 7000 vjet

E kemi të vështirë ta besojmë se bananet, kajsitë apo shalqiri nuk kanë qenë gjithmonë kështu siç i shohim sot.

Para mijëra vitesh, disa prej këtyre frutave kishin formë, madje dhe ngjyrë tjetër. Pasi njeriu filloi t’i kultivojë, ato kanë evoluar derisa janë shndërruar ashtu siç janë sot. Ky modifikim interesant mund të shihet në një video të Grub Street, shkruan Dita.

Kështu, rezulton se bananet që janë kultivuar për herë të parë në Papua, Guinea e Re para 7000 vjetësh, përmbanin brenda fara të forta dhe lëkura ishte ngjyrë jeshile e çelët.

Një tjetër shembull transformimi është ajo e shalqirit që më parë ishte jeshil jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda ndërkohë që farat tani janë më të vogla seç kanë qenë më parë.

Duhet theksuar se kjo frutë që ka origjinë nga Afrika, nuk është gjendur në tregun perëndimor deri në vitin 1600.

Në të njëjtën mënyrë kanë ndryshuar pamjet edhe patëllxhanët që jo gjithmonë kanë qenë me lëkurë të lëmuar dhe për më tepër kanë qenë me ngjyra të ndryshme, si e kaltër apo e verdhë.

Të kultivuara fillimisht në Kinë dhe në Afrikë ato kishin gjemba të cilat me kalimin e kohës janë zhdukur.

Në video shihet edhe ndryshimi radikal i karotës dhe i misrit.

o.j/dita

Burimi : www.alboz.co

Loading...