Voziti në drejtim të kundërt nëpër rreth rrotullim, për ta tejkaluar veturën e auto-shkollës (Video)

Derisa ishte mbi timonin e veturës së auto-shkollës, shoferi që po trajnohej në një autostradë të Anglisë, ka mbetur i habitur me ngasësin e një makine BMW.

Ai ka shpejtuar dhe hyri në drejtim të kundërt nëpër rreth rrotullim, në mënyrë që ta tejkalonte, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon veturën që shfaqet përpara, pasi të ketë kaluar nëpër zonën e ndaluar.

Policia ka konfirmuar nisjen e hetimeve, ndërsa kërkon ndihmën e të gjithëve, për identifikimin e ngasësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here